RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 400 milionë banorë të prekur nga një stuhi rëre

mbi-400-milione-banore-te-prekur-nga-nje-stuhi-rere

Një stuhi e fortë rëre ka përfshirë kryeqytetin kinez të Pekinit dhe rajone të tjera të Kinës veriore, duke prekur rreth 409 milionë banorë, sipas Ministrisë kineze të Pyjeve, raportoi gazeta “Global Times”.

Indeksi i ndotjes së ajrit në Pekin u rrit dje në mbrëmje mbi kufirin e sipërm në 1 300, një shkallë në të cilën nivelet prej 150 konsiderohen tashmë të pashëndetshme.

“Stuhia e rërës shpërtheu në Mongolinë Jugore dhe goditi rajone të tjera veriore së bashku me Pekinin, duke përfshirë Mongolinë e Brendshme, Heilongjiang dhe Xinjiang”, tha ministria.

Në total, stuhia preku një sipërfaqe prej 2,29 milionë kilometrash katrorë.

Deri më tani këtë vit, qendra e motit raportoi se Kina Veriore ka përjetuar më shumë stuhi rëre në 10 vitet e fundit.

Me përqendrime jashtëzakonisht të larta të pluhurit të imët PM10, indeksi i ajrit në Pekin ishte ende rreth 900 mëngjesin e sotëm, ndërsa një re pluhuri u vendos mbi kryeqytet. /atsh

Related posts

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, raportohen 7 viktima

admin

Ministri i Jashtëm turk priti në takim zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit

rezart morina

Izraeli përdor bomba me fosfor të bardhë në Al-Karama të Gazës

rezart morina