RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

mbi-405-mije-perfitues-te-shtesave-per-femije-gjate-muajit-maj

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të përfituesve në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit maj 2026 nga kjo skemë kanë përfituar 405 mijë e 935 persona, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka arritur në mbi 14 milionë e 710 mijë e 855 euro.

Statistikat e mirëqenies sociale, të publikuara më 22 qershor, tregojnë se pensionet bazike të moshës mbeten kategoria me shpenzimet më të larta.

Gjatë muajit maj, 166 mijë e 985 pensionistë kanë përfituar nga kjo skemë, për të cilën janë ndarë afro 26 milionë e 895 mijë e 60 euro.

Ndërkohë, pensionet kontributpaguese të moshës janë përfituar nga 48 mijë e 001 persona, me një vlerë prej rreth 12 milionë eurosh.

Një numër i konsiderueshëm përfituesish është regjistruar edhe te pensionet e veteranëve, ku 39 mijë e 417 persona kanë përfituar mbështetje financiare në vlerë prej rreth tetë milionë eurosh.

Sipas ASK-së, nga pensionet për personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar 21 mijë e 532 persona, ndërsa për këtë kategori janë shpenzuar më shumë se 3.5 milionë euro.

Në të njëjtën periudhë, 2 mijë e 375 persona kanë përfituar pensione familjare, ndërsa 3 mijë e 594 persona pensione për paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Sipas ASK-së, të dhënat e muajit maj dëshmojnë vazhdimin e mbështetjes së gjerë sociale në Kosovë, me theks të veçantë te familjet me fëmijë dhe pensionistët, të cilët përbëjnë grupet kryesore përfituese nga skemat sociale të shtetit.

Related posts

Osmani flet për Bloomberg, falënderon Trump-in për mbështetjen e paqes në Ballkan

admin

Rusia pa mëshirë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600 mijë banorë ikën nga Kievi që nga 9 janari! Autoritetet: Putin do të thyejë rezistencën me depresion!

admin

Nënpresidenti amerikan, JD Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për bisedimet me Iranin

admin