Më shumë se 43,000 njerëz janë zhvendosur pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan Libinë lindore, kryesisht qytetin Derna, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM).
“Sipas vlerësimeve të fundit të IOM-it, 43,059 njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Libinë verilindore,” tha organizata në raportin e saj të fundit mbi situatën në Libi.
Sipas Organizatës, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm duket se po i shtyn njerëzit të largohen nga Derna, në zonat në lindje dhe perëndim të qytetit.
Autoritetet libiane i kanë kërkuar popullatës të ndalojë përdorimin e rrjetit lokal të furnizimit me ujë, i cili sipas tyre është kontaminuar nga ujërat e përmbytura.
OKB-ja njoftoi në fillim të kësaj jave se agjencitë e saj, veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetësisë, po përpiqen të “parandalojnë përhapjen e sëmundjeve dhe të parandalojnë një krizë të dytë katastrofike në rajon”, duke paralajmëruar për rrezikun “nga uji i kontaminuar dhe mungesa e higjiena”.
Nevojat urgjente të të zhvendosurve kanë të bëjnë me “ushqyerjen, ujin e pijshëm, shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale”, sipas IOM. /abcnews