RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 45 milionë euro borxh, KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve në Veternik

mbi-45-milione-euro-borxh,-kru-“prishtina”-paralajmeron-aksion-te-madh-te-shkycjeve-ne-veternik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të mërkurën do të zhvillojë aksion ndaj borxhlinjve të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë në lagjen “Veternik”.

Zëdhënësja e Kompanisë, Arjeta Mjeku, njoftoi se në fokus janë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë, duke theksuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.
Prej tyre 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë e 5 milionë nga bizneset.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen ‘Veternik’. Nisja bëhet nga objekti i KRU ‘Prishtina’ SH.A. në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Related posts

Spanjë, evakuohen disa fshatra për shkak të zjarrit pyjor në ishujt Kanarie

rezart morina

Italia i ofron mbështetje Libanit për të ndërmjetësuar me Izraelin

admin6

Rusia: Gati të eksportojmë 30 milionë tonë drithë deri në fund të vitit

admin