RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 47 mijë të vd’ekur si pasojë e temperaturave të larta vitin e kaluar në Evropë

mbi-47-mije-te-vd’ekur-si-pasoje-e-temperaturave-te-larta-vitin-e-kaluar-ne-evrope

Vitin e kaluar mbi 47 mijë persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta në Evropë.

Sipas raportit të ri Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal), i cili është publikuar të hënën, vendet në jug të kontinentit kanë qenë më të prekurat, raporton Reuters.

Viti i kaluar ka qenë më nxehti i regjistruar në botë.

Për shkak të ndryshimeve klimatike temperaturat po vazhdojnë të ngrihen dhe Evropa është kontinenti i cili po përjeton ngrohjen më të shpejtë në botë.

Sipas raportit numri i vdekjeve në vitin 2023 është më i ulët sesa ai prej 60 mijë vdekjesh të lidhura me temperaturat e larta në vitin 2022. Por në raport theksohet se ky numër do të kishte qenë rreth 80% më i lartë po të mos ishin zbatuar masat e 20 vjetëve të fundit për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me temperaturat në rritje, si sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimet në kujdesin shëndetësor.

Shifrat e vdekjeve janë nxjerrë pasi që studiuesit kanë përdorur të dhënat e numrit të vdekjeve dhe temperaturës nga 35 vende evropiane.

Sipas tyre, 47 mijë e 690 persona kanë vdekur nga shkaqe që lidhen me temperaturat e larta.

Sipas raportit, Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja janë vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga nxehtësia.

Related posts

OKB: Gaza rrezikon të humbasë një brez të tërë fëmijësh

RTI

12 vjeçari nga Dragashi, haxhiu më i ri kosovar

admin

Kosovë, tubim në mbështetje të Palestinës para ndërtesës së qeverisë

RTI