RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 50 viktima pas kalimit të uraganit Ian

mbi-50-viktima-pas-kalimit-te-uraganit-ian

Zyrtarët e Floridas vlerësojnë se mund të ketë më shumë se 50 të vdekur në tetë qarqet e shtetit, pas kalimit të uraganit Ian.

Të paktën 18 persona janë mbytur. Tre vdiqën kur makinat e tyre të oksigjenit pushuan së punuari për shkak të ndërprerjeve të energjisë.

Viktima e fundit e konfirmuar nga Komisioni i Ekzaminuesve Mjekësorë të Floridës ishte një grua 22-vjeçare në kontenë Manati. Viktima më e moshuar ishte një 92-vjeçar në kontenë Li.

Autoritetet njoftuan dje 16 vdekje të lidhura me stuhinë dhe pesë vdekje jo të lidhura me të.

Guvernatori Ron DeSantis vuri në dukje dje se disa nga ndërtesat më të reja në zonat më të goditura si Fort Mejers Biç, Kaptiva dhe Sanibel i rezistuan stuhisë.

Në kontenë Sarazota, ku janë konfirmuar katër vdekje, sherifi Kurt Hoffman e përshkroi stuhinë si katastrofike.

“Unë kam jetuar në këtë komunitet për më shumë se katër dekada dhe nuk kam parë kurrë një stuhi të kësaj shkalle që të ketë bërë kaq shumë dëme”, tha Hoffman.

Pjesa më e madhe e shtetit ka mbetur pa energji dhe ujë.

”Është padyshim gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, tha komisioneri i qarkut Li, Brian Hamman. /atsh

Related posts

Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas vrasjes së kandidatit presidencial

rezart morina

Lufta në Ukrainë/ SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

admin

Palestinë: Disa nga zhvillimet kryesore të fundit

rezart morina