RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 81 mijë prindërve u dalin paratë për libra

mbi-81-mije-prinderve-u-dalin-parate-per-libra

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në platofrmën e-Kosova.

Sipas ministrisë, deri sot kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.

“Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere të tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej, MASHT-i tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.

Related posts

Katër policë rrihen me tre qytetarë në autostradë, të gjithë në pranga

admin

Dy palestinezë të vrarë në Gaza ndërsa kalimi Rafah rihapet nën kontroll të rreptë izraelit

RTI

Hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, Lituania kërkesë NATO-s: Të rrëzohen dronët rusë mbi Baltik

admin