RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 890 të arrestuar gjatë festimeve të dhunshme të PSG-së në të gjithë Francën

mbi-890-te-arrestuar-gjate-festimeve-te-dhunshme-te-psg-se-ne-te-gjithe-francen

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez tha sot se më shumë se 890 persona u arrestuan në të gjithë Francën pasi festimet e triumfit të Paris Saint-Germainit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve u shndërruan në festime të dhunshme gjatë fundjavës, transmeton Anadolu.

Duke folur për “France Inter”, Nunez tha se autoritetet kryen më shumë se 890 arrestime në të gjithë vendin gjatë periudhës dy-ditore, sipas transmetuesit BFMTV.

Ai tha se shifra përfaqësonte një rritje prej më shumë se 45 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Nunez tha se 178 oficerë policie dhe pjesëtarë të xhandarmërisë u plagosën gjatë trazirave.

Sipas BFMTV, 312 të arrestuarve më pas iu caktua paraburgim.

Related posts

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë gjatë bastisjes në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani

Vuçiç: U parandalua një tentim për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

Palestina: Ju njoftojmë me zhvillimet më të fundit

Muhamet Ramadani