RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 90 të arrestuar në protestat e dhunshme në Mbretëri të Bashkuar

mbi-90-te-arrestuar-ne-protestat-e-dhunshme-ne-mbreteri-te-bashkuar

Mbi 90 persona janë arrestuar në Britani të Madhe, pas përshkallëzimit të protestave të së djathtës ekstreme të shtunën, raporton “BBC”.

Trazira kishte në Hull, Liverpool, Bristol, Manchester, Stoke-on-Trent, Blackpool dhe Belfast, ndërsa janë djegur vetura, plaçkitur shitore e po ashtu janë sulmuar policët në disa vende.

Protestat më të vogla në disa qytete tjera nuk përshkallëzuan në dhunë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, u ka ofruar forcave policore mbështetjen e plotë të qeverisë për të marrë masa kundër ekstremistëve.

Tensionet janë rritur pas vrasjes së tri vajzave të vogla në një kurs vallëzimi në Southport të hënën e kaluar.

Në Liverpool janë hedhur gurë, shishe e fishekzjarrë në drejtim të policëve. Një zyrtar policor është goditur në kokë me një karrige.

Disa qindra protestues anti-fashistë u mblodhën në afërsi të stacionit të Liverpoolit në rrugën “Lime” në kohën e drekës, duke kërkuar për unitet dhe tolerancë, ndërsa thirrjet se “refugjatët janë të mirëpritur këtu” mbizotëronin. Ata bënin thirrje që “llumi nazistë të largohet nga rrugët”.

Ata marshuan për t’u konfrontuar me rreth njëmijë protestues anti-imigracion, disa prej të cilëve bënin thirrje islamofobe.

Policia me veshje të trazirave e kishte të vështirë të mbante kontrollin dhe u thirrën përforcime për të mbajtur rendin.

Trazirat vazhduan deri në orët e hershme të së dielës.

Një librarisë iu vu zjarri në zonën Walton të qytetit dhe protestuesit tentuan t’i parandalonin zjarrfikësit që ta shuanin atë.

U thyen shitoret dhe një numër i shportave të bërllokut u dogjën.

Një numër i policëve janë lënduar në konfrontime, dhe dy prej tyre janë dërguar në spital.
23 persona u arrestuan në Liverpool.

Protesta tjera janë paralajmëruar për të dielën.

Related posts

BE-ja kërkon që të mos politizohet festivali “Mirëdita, dobar dan”

admin

Afrika e Jugut paralajmëron arrestimin e qytetarëve të saj që janë futur në radhët e ushtrisë izraelite

admin6

Mbreti i Spanjës, Felipe VI bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza

admin6