RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 93 mijë të zhvendosur në Jemen pas shpërthimit të konfliktit

mbi-93-mije-te-zhvendosur-ne-jemen-pas-shperthimit-te-konfliktit

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se më shumë se 93,000 njerëz në Jemen janë zhvendosur rishtazi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Organizata e OKB-së publikoi shifrat e përditësuara, duke deklaruar se “ndikimi më i rëndë është përqendruar në provincat Taiz dhe Lahj”.

“Vetëm në distriktin Jabal Habashy të Taizit, 18,840 persona janë zhvendosur, me 9,966 të tjerë të zhvendosur nga Al Mafer. Në Lahj, distrikti Al-Mudharibah numëron 16,464 të zhvendosur, ndërsa Tubani shton edhe 2,892 të tjerë”, tha ai, sipas citimit të agjencisë Al Jazeera.

Related posts

Putin shkarkon 4 zëvendësministra të mbrojtjes, emëron kushërirën e tij dhe disa të tjerë

admin

Mucunski në Vjenë kërkon modernizim dhe funksionim të parashikueshëm të OSBE-së

Muhamet Ramadani

Kosova pa President! Analiza: Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

admin