RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të trajnojnë marinsat ukrainas

mbreteria-e-bashkuar-dhe-franca-do-te-trajnojne-marinsat-ukrainas

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të trajnojnë marinsat ukrainas, duke ndihmuar për t’i dhënë Ukrainës “një avantazh vendimtar në fushën e betejës”, raporton Anadolu.

Në samitin e parë midis Francës dhe Britanisë së Madhe që nga viti 2018, Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron dy konfirmuan se takimi i së premtes shënon “një fillim të ri”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media, të dy liderët theksuan rëndësinë e veprimeve të përbashkëta për të kapërcyer sfidat si energjia dhe siguria, si dhe duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

“Ne kemi rënë dakord të trajnojmë marinsat ukrainas, duke ndihmuar për t’i dhënë Ukrainës një avantazh vendimtar në fushën e betejës, në mënyrë që Ukraina të fitojë këtë luftë,” tha Sunak.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ndajnë një “lidhje të veçantë dhe një përgjegjësi të veçantë” kur kërcënohet siguria e Evropës, vuri në dukje ai, duke shtuar se të dy vendet do të jenë gjithmonë në vijën e parë të mbrojtjes së Evropës.

Duke folur për çështjen e kalimit me varka të vogla, Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar do të kontribuojë me 480 milionë sterlina gjatë një periudhe trevjeçare në partneritet me Francën për të ndihmuar në trajtimin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve mbi Kanalin Anglez.

Gjithashtu, Franca do të krijojë një njësi të trajnuar të përhershme të policisë lëvizëse për të trajtuar varkat e vogla.

Gjithashtu do të vendosen dronë shtesë dhe teknologji e mbikëqyrjes, një qendër e re koordinimi me oficerët e përhershëm ndërlidhës të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa parashikohet edhe rritja e bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe agjencisë homologe franceze.

“Emanuel dhe unë ndajmë të njëjtin besim, bandat kriminale nuk duhet të vendosin se kush vjen në vendet tona”, shtoi Sunak.

Related posts

“E ka të vështirë të flasë, por kjo tregon se ajo më do”- Donald Trump zbulon reagimin e Melania Trump në momentin e atentatin ndaj tij: Kur u rrëzova, mendoi se…

admin

Gjendet i vdekur një 51 vjeçar në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

rezart morina

SHBA do të ndalojnë mediat sociale për fëmijët nën 13 vjeç

admin