RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrahmani: Nuk ka më mirë se të jesh prind, ky është qëndrimi im

rrahmani:-nuk-ka-me-mire-se-te-jesh-prind,-ky-eshte-qendrimi-im

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar Projektligjin rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.

Kundër Rrahmanit në atë seancë ka dalur bashkëpartiakja e tij, Saranda Bogujevci, e cila tha se fakti që ajo nuk është e martuar apo në ndonjë lidhje nuk e ka ndaluar që të bëhet nënë. Kjo deklaratë e Bogujevcit ka ngjallur reagime të ndryshme.

Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020.

Ai ka shkruar se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.

“Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!” – ka shkruar Rrahmani.

Related posts

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kërcënim të nënkryetares së Leposaviqit

admin

Zgjedhjet në Turqi, ministri i Brendshëm: Biden po përgatit grusht shteti! – VIDEO

admin

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin