Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke të betejave “Challenger 2” dhe sisteme shtesë artilerie në Ukrainë, konfirmoi kryeministri britanik Rishi Sunak në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy liderët “ranë dakord për nevojën për të kapur këtë moment me një përshpejtim të mbështetjes globale ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë nga Downing Street.
Sunak dhe Zelenskyy mirëpritën gjithashtu angazhimet e ngjashme ndërkombëtare, duke përfshirë ofertën e Polonisë për të siguruar tanke Leopard.
Kryeministri britanik e bëri të qartë se ai dhe e gjithë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të “punojnë intensivisht me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar me shpejtësi atë lloj mbështetjeje që do t’i mundësojë Ukrainës të arrijë avantazhin, të fitojë këtë luftë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme”.
British Challenger 2 main battle tanks could be heading to Ukraine to help its forces in their defence against Russia’s invasion.
Take a look at what the tank could bring to Ukraine’s arsenalhttps://t.co/aPsFDpiMUU pic.twitter.com/KGAXnVr8wG
— Forces News (@ForcesNews) January 13, 2023