RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Beteja e ashpër për Soledarin vazhdon

zelensky:-beteja-e-ashper-per-soledarin-vazhdon

Beteja e vështirë për Donetskun vazhdon, beteja për Bakhmutin dhe Soledarin, për Kreminan, për qytetet dhe fshatrat e tjera në lindje të shtetit tonë vazhdon, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Edhe pse armiku ka përqendruar forcat e tij kryesore në këtë drejtim, ushtarët tanë, Forcat e Armatosura të Ukrainës, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, po mbrojnë shtetin”, theksoi Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm me video-mesazh.

”Falënderoj çdo ushtar, rreshter dhe oficer brigade dhe njësi të tjera të ushtrisë që kryejnë me guxim dhe vendosmëri detyrat e tyre!”, shtoi ai.

Rusia shpalli dje marrjen nën kontroll të Soledarit, në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore pas disa ditësh luftimesh intensive, duke shënuar suksesin e parë që nga korriku.

“Qyteti u pushtua plotësisht nga forcat e armatosura ruse të enjten në mbrëmje”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Kievi nuk e kishte konfirmuar ende këtë, megjithëse ekspertët perëndimorë thanë se ka të ngjarë të ketë ndodhur.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov e përshëndeti lajmin e raportuar si të rëndësishëm për vazhdimin e ofensivës së suksesshme në rajonin e Doneskut. /atsh

Related posts

Kuvendi Republikan, paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump pas atentantit ndaj tij

admin

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Irfan Jahiu

Dy persona të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit

Muhamet Ramadani