RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Malajzisë liron me kusht ish-kryeministrit Najib Razak në arrest shtëpiak

mbreti-i-malajzise-liron-me-kusht-ish-kryeministrit-najib-razak-ne-arrest-shtepiak

Mbreti i Malajzisë, Sultan Ibrahim sot i dha ish-kryeministrit Najib Razak një falje me kusht, duke i lejuar atij të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me burg në arrest shtëpiak deri në gusht 2028, transmeton Anadolu.

Vendimi u mor në takimin e 64-të të Bordit të Faljes për Territoret Federale të Kuala Lumpur, Labuan dhe Putrajaya në Istana Negara, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Bernama”.

Falja është e kushtëzuar nga pagesa e një gjobe prej 50 milionë ringit malajzian (12.3 milionë dollarë). Ai gjithashtu duhet të përmbushë kushtet e vendosura sipas urdhrit, përndryshe falja mund të revokohet.

Najib, tani 73 vjeç, është burgosur në burgun “Kajang” që nga 23 gushti 2022, pasi Gjykata Federale e Malajzisë mbështeti dënimin e tij në një rast korrupsioni që përfshinte SRC International, një ish-njësi të fondit shtetëror të investimeve 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Ai u dënua në vitin 2020 për shtatë akuza për abuzim me pushtetin, shkelje kriminale të besimit dhe pastrim parash që përfshinin 42 milionë ringit (10.3 milionë dollarë) të transferuara nga SRC International në llogaritë e tij, të njohura gjerësisht si skandali i korrupsionit 1MDB.

Najib u dënua fillimisht me 12 vjet burg. Në vitin 2024, Bordi i Faljes nën mbretin e mëparshëm e përgjysmoi dënimin e tij me burg në gjashtë vjet, duke e shtyrë lirimin e tij të planifikuar më 23 gusht 2028.

Related posts

Analiza/ Evropa po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit! Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

admin

Deputetja e Britanisë së Madhe akuzon kolegët për përdorimin e fjalorit islamofobik

Muhamet Ramadani

Mbi 41,000 të vdekur në Turqi dhe Siri

admin