RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti Salman: Festimi i Ditës së Flamurit konsolidon identitetin kombëtar

mbreti-salman:-festimi-i-dites-se-flamurit-konsolidon-identitetin-kombetar

Mbreti Salman e përshkroi kremtimin e Ditës së Flamurit si një afirmim të krenarisë për identitetin kombëtar dhe simbolikën e tij historike.

Ai tha në një Tweet të shtunën se festimi i Ditës së Flamurit është një afirmim i “krenarisë sonë për identitetin tonë kombëtar, simbolikës së tij historike që ka kuptime të mëdha dhe domëthënie të thella, që mishëron çështjet tona dhe burim krenarie në historinë tonë. ”

Mbreti deklaroi se festa e flamurit do të festohet çdo vit më 11 mars. Arabia Saudite shënoi festimin e parë të Ditës së Flamurit me ngjarje e aktivitete të shumta të shtunën.

Mbreti Salman theksoi se Dita e Flamurit përkon me ditën e 11 Marsit 1937, kur Mbreti Abdul Aziz, themeluesi i Arabisë Saudite moderne, miratoi formën e flamurit për të konfirmuar domëthëniet e mëdha të këtij flamuri që i referohen rritjes, dhënies, unitetit dhe prosperitetit. /mesazhi

 

Related posts

Kryeministri spanjoll dhe lideri katalanas arrijnë 5 marrëveshje të reja

rezart morina

Humbjet ekonomike nga tërmeti në Turqi e Siri mund të arrijnë në 4 miliardë dollarë

rezart morina

Mbyllet përkohësisht një pikë kufitare në Kosovë

admin