Mbreti i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në një samit arab në mbretëri si mysafir nderi.
Mediat e huaja shkruajnë se se kjo do të ishte një mundësi që Princi i Kurorës Saudite Salman të diskutonte me Zelensky mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përmes gjetjes së bazës së përbashkët që do të çonte në fillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit.
Arabia Saudite kishte ofruar vazhdimisht të ndërmjetësonte midis Rusisë dhe Ukrainës. Në vitin 2022, Riadi tha se ndërmjetësoi midis Rusisë dhe Ukrainës për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme.
Mbretëria dhe fqinjët e saj të Gjirit, kishin mbajtur marrëdhënie me Rusinë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, duke i rezistuar presionit perëndimor. /dosja