RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rakiq thotë se nuk i ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla

rakiq-thote-se-nuk-i-ka-pare-pamjet-e-publikuara-nga-svecla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milan Radojiçiç, kishte lidhje me grupin e armatosur serb i cili ka kryer sulm terrorist të dielën në Kosovë, teksa ka shtuar se kjo dëshmohet në dokumentet e gjetura, ku figuron lista e armëve që i ka dhënë Serbia atij, përcjell teve1.info.

Ndërkohë, gazetarja nga Tëvë1, Fetije Kamberi, e cila aktualisht gjendet në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë, ka pyetur Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, në qoftë se ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të fliste, teksa ka thënë se nuk ka parë asgjë.

“Nuk i kam parë pamjet e ministrit Sveçla dhe sot nuk flas për rastin”, ka deklaruar Rakiq.

Ndërkaq, pjesëtarë të Listës Serbe kanë mbledhur qytetarë e familjarë të shumtë në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë, për të “nderuar” sulmuesit e vrarë në fshatin Banjskë.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë palestineze: Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 15 – VIDEO

admin

Nafta sot 2 centë më e shtrenjtë se dje, benzina rritet për 1 cent

Kushtrim Guraj

Ushtria izraelite shënjestron me artileri një zonë në provincën Kunejtra të Sirisë

Muhamet Ramadani