RTV AHIRETI
Lajme

Mbrohet në heshtje i akuzuari për krime lufte në Kosovë

mbrohet-ne-heshtje-i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kosove

Ka përfunduar procedura e provave ndaj të akuzuarit Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitet 1998-1999, në Istog dhe në fshatrat përreth.

Dosja e prokurorisë thotë se Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Në seancën e sotme, i akuzuari Bajroviq vendosi të mbrohet në heshtje.

Pasi i akuzuari u mbrojt në heshtje, i dëmtuari, 86 vjeçari Daut Elshani i dha gjykatës 3 fotografi të djemve të tij të vrarë në fshatin Staradran, në maj të vitit 1999, e për të cilën thotë se atë ditë kur djemtë e tij janë vrarë, i akuzuari ka qenë i armatosur në atë vend, atë ditë.

Daut Elshani ka dhënë dëshmi para kësaj gjykate dhe ka rrëfyer për momentet se si i ishin marrë djemtë e tij, si kishte shpresuar se do të shpëtonin, e deri tek kërkesa për drejtësi që pati ndaj gjykatës.

Ky gjykim do të vazhdojë me dhënien e fjalëve përfundimtare të palëve.

The post Mbrohet në heshtje i akuzuari për krime lufte në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID

admin

Zgjedhjet në Turqi: Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

rezart morina

Stuhia e fortë godet Afganistanin, të paktën 35 vik’tima dhe qindra të plagosur

admin