RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllen 26 motele dhe villa

mbyllen-26-motele-dhe-villa

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbyllur përkohësisht 26 motele dhe villa pas një aksioni inspektues të realizuar në gjithë territorin e Kosovës.

Ky aksion sipas komunikatës është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ku janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike.

“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike. Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, inspektorët e tregut kanë shqiptuar 27 masa ndëshkuese”, thuhet në komunikatë./

Related posts

Aktakuzë ndaj dy serbëve për sulm ndaj KFOR-it

Muhamet Ramadani

Amerika i dhuron Policisë së Kosovës shtatë dronë

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite vranë të paktën 64 palestinezë në Gaza të shtunën

Muhamet Ramadani