RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllen tri qendra masazhi në Gjakovë dhe Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

mbyllen-tri-qendra-masazhi-ne-gjakove-dhe-rahovec,-shqiptohen-pese-gjoba

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tri qendra masazhi janë mbyllur pas një aksioni të përbashkët inspektues të realizuar në disa komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mbyllja e tri qendrave të masazhit ka ardhur si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit 98 inspektime në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.

“Me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin”, theksohet në fund të njoftimit.

Related posts

Shifra alarmante, 1,219 raste të reja me coronavirus

admin

India dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Alaskë

admin

Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Muhamet Ramadani