RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbyllet aeroporti i Mançesterit, bora nuk lejon ngritjen nga pistat!

mbyllet-aeroporti-i-mancesterit,-bora-nuk-lejon-ngritjen-nga-pistat!

Reshjet e dendura të borës kanë detyruar mbylljen e përkohshme te aeroportit të Mançesterit këtë mëngjes.

“Shëndeti dhe siguria do të jenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, thuhej në njoftimin e postuar në Twitter ku shpjegohej bllokimi i dy pistave dhe këshilloheshin pasagjerët të kontaktonin me linjën e tyre ajrore për informacionet më të fundit.

Pas një pezullimi prej 2 orësh e gjysmë, fluturimet kanë rifilluar bashkë me falënderimet e drejtuara pasagjerëve për durimin e tyre.

Ankesat megjithatë nuk munguan, pasi disa udhëtarë shkruan në rrjetet sociale se ishin përballur me vonesa të shumta e pas kësaj, kishin pritur një orë të ulur në avionin që “nuk shkonte askund”.

Pas mbylljes së pistave, një fluturim i Virgin Atlantic nga Atlanta u devijua nga Mançesteri në Londër, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.

Situata e rënduar ishte pasojë e rënies së temperaturave në minus 10 gradë Celsius në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar gjatë natës, ndërkohë që Mançesteri vetë u vendos nga zyra e Meteorologjisë në paralajmërim të verdhë për një përkeqësim të motit dhe probleme të mëtejshme me borën e akullin. /tch

Related posts

Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

admin

Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Muhamet Ramadani

Njohja e Iz’raelit, kusht për marrjen e shtetësisë gjermane

admin