RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllet lokacioni që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Feriza

mbyllet-lokacioni-qe-eshte-shfrytezuar-si-treg-i-kafsheve-ne-feriza

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka mbyllur një lokacion që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Ferizaj.

Përmes një komunikate, kanë bërë të ditur se hapësira që është mbyllur, ka qenë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë Zyra Regjionale Ferizaj me datë 16.03.2024 ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt. Per shkak se nuk është ka ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007 Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve. Hapësira qe është mbyllur si tregu ka qen hapësirë private ilegale pa leje për ushtrim të veprimtarisë. Ne afërsi të tregut të kafshëve ne fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt. I cili aktualisht qe një kohë është jo funksional per shkak të mbylljes se tij nga Komuna e Ferizajt. Për arsye te investimeve ne infrastrukturë për plotësim të kushteve për të operuar si treg”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se inspektorati veterinar i AUV-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, kanë patrulluar tregun ilegal të kafshëve, kështu për të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e veturave transportuese në afërsi të tregut.

“Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm ne tregje të licencuara. Shfrytëzimi i hapësirave tjera qe nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe ndal palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë. Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndër të tjerash, kanë shkruar se autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligj zbatuese, s’do të lejojnë zhvillim të veprimtarive që bien në kundërshtim me ligjin./

Related posts

Isa Mustafa i del në mbrotje Kurtit për këtë çështje

rezart morina

OKB dënon su’lmet në rritje të ush’trisë iz’raelite në Bregun Perëndimor

rezart morina

Lirimi i tre policëve, Sveçla e quan lojë të Serbisë

admin