RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirimi i tre policëve, Sveçla e quan lojë të Serbisë

lirimi-i-tre-policeve,-svecla-e-quan-loje-te-serbise

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur lojë të Serbisë lirimin e tre policëve dhe konfirmimin e aktakuzës ndaj tyre.

“Serbia vazhdon me lojërat e saj.
Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës” shkruan Sveçla në reagim.

Related posts

Cila është lufta e re e Trump-it?

Kushtrim Guraj

Ngarendja e Ramës drejt maleve, por pse s’flet më për “100 fshatrat”?

RTI

Statistikat/ Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime

admin