RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar deri tash

mbyllet-perfundimisht-grupi-“albkings”,-shtate-te-arrestuar-deri-tash

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohet se janë kryesit të veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin me emrin “Albkings”.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar edhe për persona të tjerë.

“ Lidhur me rastin “Albkings”, ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së identiteti dhe kredencialeve…falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arrite më i arrestu për një afat të shkurtë kohorë…”.Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimevelidhur me rastin, pasi ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Ka qenë rast delikat… Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht edhe përkundër katit se edhe pas mbylljës së parë grupi është rihapur dy herë të tjera. Rasti është duke u vazhduar edhe në disa pista të tjera të hetimit, pasi dyshohet se të njëjtit mund të jenë kryes edhe të disa veprave tjera penale…” , ka thënë ajo.

Related posts

Anija “Butrinti”, pjesë e operacionit për shpëtimin e 55 emigrantëve nga një gomone në vështirësi

rezart morina

Erdoğan: Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO – VIDEO

admin

Ndërron jetë një i ri palestinez i plagosur më parë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

rezart morina