RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

mbyllet-shqyrtimi-gjyqesor-per-rastin-e-gllogjanit,-vendimi-shpallet-me-24-gusht

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.

Ky vendim vjen pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.

Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej video-incizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit.

Related posts

“Përballemi çdo ditë me frikën e bombardimeve dhe urinë”- Të krishterët palestinezë presin Pashkën më mes të luftës

admin

Blinken dhe Sisi takohen në Egjipt

Muhamet Ramadani

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

RTI