RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Mbyllet zyrtarisht orari i procesit të votimit për zgjedhjet lokale

mbyllet-zyrtarisht-orari-i-procesit-te-votimit-per-zgjedhjet-lokale

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale.

Në të gjitha qendrat e votimit që nuk ka votues brenda qendrës së votimit apo jashtë duke pritur në radhë, procesi i votimit është mbyllur.

Ndërkohë në ato qendra ku ka ende votues që janë në radhë, procesi do të zgjatet me disa minuta. Një rregull ky i parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre qytetarëve që kanë vullnetin për të votuar, por që e kanë lënë për në minutat e fundit.

Një vendim për të mos i hequr në mënyrë arbitrare të drejtën e votimit këtyre shtetasve.

Sipas KQZ deri në orën 18:00 kanë votuar 36,39 për qind e qytetarëve, ndërkohë që pjesëmarrja pritet të jetë nga KQZ në momentet në vijim.

Related posts

Turqia ka objektin më të madh të depozitimit të gazit në Evropë

admin

SHBA po vlerëson raportet se Izraeli po dëmton civilët në Gaza

admin

Mbi 4,800 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë

admin