RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MCC jep detaje për projektin 200 milionësh që do të nënshkruhet sonte nga Kurti e Osmani

mcc-jep-detaje-per-projektin-200-milionesh-qe-do-te-nenshkruhet-sonte-nga-kurti-e-osmani

Në Uashington sot do të nënshkruhet marrëveshja për energjinë mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC)

Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) sot do të nënshkruajnë marrëveshjen prej 202 milionë dollarëve.

MCC përmes një njoftimi thotë se ceremonia e nënshkrimit do të nisë nga ora 16:00 deri në 17:30, sipas kohës lokale në Uashington.

“MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë hartuar një marrëveshje për të adresuar problemin e furnizimit të Kosovës me energji elektrike përmes investimeve në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë dhe programeve të trajnimit teknik. Këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje me energji të pastër, do të angazhojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në punësime dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm. Partneriteti MCC-Kosovë do të ketë dy projekte: Atë të ruajtjes së Energjisë dhe projektin JETA që përfshinë edhe investimet në energji solare”.

Nikoqir i ceremonisë do të jetë Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.

Related posts

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina

Hunter Biden përballet me akuza federale për armë

admin

77 vjet nga Nagasaki, armët bërthamore kërcënim aktual

admin