RTV AHIRETI
Lajme

Më 1 maj SBASHK-u organizon protestë para Qeverisë, këto janë 11 kërkesat e tyre

me-1-maj-sbashk-u-organizon-proteste-para-qeverise,-keto-jane-11-kerkesat-e-tyre

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë. Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalim me këto kërkesa:

1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,

2. Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,

3. Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,

4. Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,

5. Kërkojmë urgjentisht të ngrihet vlera e kooeficientit të pagave për se paku 30%,

6. Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,

7. Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,

8. Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,

9. Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,

10. Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,

11. Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde, në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.

The post Më 1 maj SBASHK-u organizon protestë para Qeverisë, këto janë 11 kërkesat e tyre first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan bisedë telefonike me homologun rus Putin

admin

Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

rezart morina

Dy dekada nga krijimi i BE-së, Borrell: Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me unionin

admin