RTV AHIRETI
EvenimenteKosovëKulturëLajmeLibra

Më 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë

me-6-qershor-hapet-edicioni-i-23-te-i-panairit-te-librit-ne-prishtine

Me moton “Libri triumfon”, më 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë duke filluar nga ora 9:00-20:00.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Ndryshe, do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /observerkult

 

Related posts

Zjarret në Meksikë djegin mijëra hektarë pyje

rezart morina

Lavrov kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa tensionet Rusi-SHBA rriten

rezart morina

Reagime të ndryshme ndaj sulmeve Izraelite në Gaza, thirrje për përmbajtje

admin