RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Me hartë në tavolinë, Lajçak në Londër takohet me Peach dhe flasin për dialogun

me-harte-ne-tavoline,-lajcak-ne-londer-takohet-me-peach-dhe-flasin-per-dialogun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka udhëtuar për në Londër, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë britanikë me të cilët ka shkëmbyer mendime mbi dialogun.

Lajçak gjatë kësaj vizite ka takuar ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe të dërguarin e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në fotografitë e shpërndara nga Lajçak në Twitter, shihet në tavolinën e bisedimeve një hartë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lord Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Komonuellthit dhe të Zhvillimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Lajçak paraprakisht ka vizituar Berlinin, ku ka zhvilluar disa takime intensive në institucionet gjermane për konsultime rreth procesit të dialogut.

“Pas një dite intensive në Berlin të mbushur me takime në Kancelari, Zyrën Federale të Jashtme dhe Bundestag, tani do të shkoj në Londër për dy ditë për konsultime rreth dialogut”, ka thënë ai.

Related posts

Niveli i detit po rritet me shpejtësi, NASA: 10 centimetra që nga viti 1993, çfarë ndodhi vitin e fundit

admin

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

rezart morina

Largohen barrikadat, lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdare

admin