RTV AHIRETI
Shëndetësi

Me hudhër dhe limon humbni peshë shpejt e lehtë

me-hudher-dhe-limon-humbni-peshe-shpejt-e-lehte

Hudhra është e njohur për trajtimin e hipertensionit, diabetit dhe për sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Hulumtuesit e Institutit Weizman kanë zbuluar se hudhra është një përbërës ideal për metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Ajo përmirson tretjen dhe nxit sekretimin e lëngjeve të stomakut. Hudhra përmban allicin i cili është përgjegjës për rregullimin e niveleve të gjakut, ndërsa efekti termogjenik i saj ndihmon në djegien e dhjamit.

Është vërtetuar se është më mirë të hani hudhra të papërpunuara, sepse ato të gatuarat reduktojnë sasinë e alicinit.

Përbërësit:

3 thelpinj hudhër
1 limon (lëngun)
1 gotë ujë

Përgatitja:

Shtrydhni limonin dhe hidheni lëngun e tij në një gotë me ujë. Grijini hudhrat imët dhe shtojini në gotën me ujë dhe lëng limoni.

Mund ta pini këtë përzierje çdo mëngjes me stomakun bosh.

Rekomandohet që ky trajtim të ndiqet për rreth 2 javë në mënyrë që të japë rezultatet e dëshiruara.

Related posts

​ADN e viruseve antike i bënë njerëzit të ndjeshëm ndaj çrregullimeve mendore

Muhamet Ramadani

Stresi i “mirë” dhe ai i “keq”, si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

admin

12 simptoma që tregojnë një infeksion të veshkave

Muhamet Ramadani