Nëpërmjet një ceremonie, në 29-vjetorin e sulmit me mortaja të kryer nga ushtria e Republikës Sërpska në tregun Markale në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjë dhe Hercegovinës, u përkujtuan 68 civilët që humbën jetën në këtë masakër, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e mbajtur në tregun Markale me rastin e 29-vjetorit të sulmit të kryer nga ushtarët serbë më 5 shkurt 1994, morën pjesë politikanë, familjarë të viktimave dhe të mbijetuar.
Ministrja e Punës, Politikave Sociale dhe Emigracionit e Kantonit të Sarajevës, Ivana Prvuloviq, falënderoi qytetarët që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke kujtuar se gjatë viteve të luftës, njerëzit iknin nga snajperët dhe fshiheshin në bodrume për t’u mbrojtur nga predhat e mortajave.
Programi përfundoi pasi u lanë lule në monumentin e tregut për viktimat e masakrës.
Ndryshe, në masakrën e 5 shkurtit të vitit 1994, krahas 68 të vdekurve, u plagosën edhe 144 persona të tjerë.
Tregu i njëjtë ishte skenë e një masakre të dytë më 28 gusht të vitit 1995, kur humbën jetën 43 civilë dhe u plagosën 75 të tjerë.
Në Sarajevë, e cila ishte e rrethuar për 44 muaj gjatë luftës në Bosnjë, u vranë 11.541 njerëz, përfshirë 1.601 fëmijë.
Today, Sarajevo commemorates the victims of the 1992-96 siege.
On this day in 1994, Serb forces committed the deadliest massacre during the city’s blockade as their artillery hit the Markale market, killing 68 people.
Disturbing footage of the aftermath: pic.twitter.com/aZSeRQAlO5
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 5, 2023