RTV AHIRETI
Shëndetësi

Me shalqi kundër kolesterolit

me-shalqi-kunder-kolesterolit

Ekspertët thonë se shalqiri është një frut, i cili nuk duhet të mungojë gjatë konsumimit të përditshëm.

Kjo për shkak se shalqiri është i mbushur me vitamina, proteina dhe kolagjen, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rigjenerimin e saj.

Gjithashtu ngjyruesi i tyre është një antioksidant i fuqishëm, “Lycopene”, që përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se “Lycopene”, përbërësi ngjyrues i shalqirit, ndihmon në shkatërrimin e qelizave të hershme të kancerit.

Doktori britanik Sam Christie thotë “Duhet të konsumojnë ushqim të pasur me Lycopene, sepse ky përbërës ul rrezikun e sëmundjeve me rreth 20%. Për përfitim maksimal, zgjidhni një shalqi shumë të pjekur dhe me ngjyrë të kuqe të ndezur”.

Related posts

​Shkencëtarët zbuluan ilaçin që shtyp kancerin nga uria

admin

Përse nuk duhet të hani banane në mëngjes, dietologët shpjegojnë arsyen

admin

Dhjamosja në zona të ndryshme të trupit, tri metoda natyrale si t’i eliminoni

admin