RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me shkak një 22-vjeçar: profesori italian rreket të shpjegojë e mbrojë Islamin shqiptar

me-shkak-nje-22-vjecar:-profesori-italian-rreket-te-shpjegoje-e-mbroje-islamin-shqiptar

Rënia viktimë e narrativës se orientalistëve djallëzorë me radikializmin selektiv

Rasti i një 22-vjeçari shqiptar të ndaluar në Itali, i dyshuar se po planifikonte një atentat në qendrën tregtare Adigeo të Veronës, ka rikthyer vëmendjen te çështja e radikalizimit fetar Por, sipas sociologut italian të feve Vincenzo Pace, ky rast duhet parë si një fenomen i rrallë dhe jo si pasqyrë e Islamit shqiptar.

Në një analizë për Corriere del Veneto, pjesë e grupit Corriere della Sera, Pace, ish-profesor i Sociologjisë së Feve në Universitetin e Padovës, e cilëson një rast të tillë radikalizmi shqiptar si “jashtëzakonisht të rrallë”.

Sipas tij, Islami shqiptar ka karakteristika të veçanta historike dhe kulturore. “Islami shqiptar është i lidhur me folklorin dhe traditat vendase”, shpjegon profesori, duke shtuar se në Shqipëri nuk ekziston një prirje e përgjithshme drejt ideologjive ekstremiste.

Pace kujton edhe periudhën e diktaturës komuniste, kur në vitin 1967 feja u ndalua dhe aktiviteti fetar u zhvillua për vite me radhë në kushte të vështira. Sot, megjithëse shumica e popullsisë shqiptare identifikohet si muslimane, eksperti e përshkruan këtë si një “fetari të qetë”.

Kjo, sipas tij, nuk do të thotë se rreziku i radikalizimit është zero. Individë të veçuar mund të radikalizohen përmes internetit, por këta mbeten raste të izoluara. Pikërisht për këtë arsye, rasti i 22-vjeçarit në Itali nuk mund të përdoret për të përgjithësuar mbi komunitetin musliman shqiptar.

Rreziku vjen nga individët e radikalizuar

Raporti amerikan “Country Reports on Terrorism 2024” e përfshin Shqipërinë në analizën e kërcënimeve terroriste dhe përmend rrezikun nga simpatizantë të ISIS-it, si dhe nga shtetas shqiptarë të kthyer pas përfshirjes në konfliktin sirian.

Sipas të dhënave të cituara nga Corriere del Veneto, në vitin 2025 rreth 70 shtetas shqiptarë ndodheshin ende jashtë vendit pas lidhjeve me grupet xhihadiste, ndërsa 38 prej tyre janë riatdhesuar dhe po kalojnë procesin e riintegrimit në shoqëri.

Pace paralajmëron se mes personave të kthyer mund të ketë individë që janë distancuar nga e kaluara, por edhe persona që ruajnë ide radikale. Për autoritetet, kjo përbën një sfidë të veçantë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe vendet e Ballkanit në luftën kundër terrorizmit, si dhe ka miratuar masa kundër financimit të tij dhe radikalizimit online.

Komisioni Evropian e ka vlerësuar luftën e Tiranës kundër terrorizmit si “gjerësisht të kënaqshme”, ndërsa kërcënimin terrorist në vend e ka konsideruar të ulët. Brukseli kërkon megjithatë forcimin e hetimeve financiare dhe të monitorimit të radikalizimit online.

Në këtë kontekst, mesazhi i profesorit italian është i qartë: rasti i 22-vjeçarit është një përjashtim nga rregulli dhe nuk përfaqëson traditën e Islamit shqiptar, të cilin ai e përshkruan si të moderuar, të qetë dhe të ndërthurur me historinë e kulturën e Shqipërisë.

Profesori dhe tej tij

Por tej këtij vlerësimi nga profesori italian, edhe ai vetë është i kufizuar në njohjen Islamit në përgjithëse dhe te shqiptarët në veçanti. Mjaft që dhe ai nuk është shkëputur dot nga narrativa spekulluese perëndimore ndaj Islamit, produkte orientalistësh djallëzorë. Islami është përplot direktiva kundër radikalizmit, pasi si kredo bazë ka pikërisht ekuilibrin në funksion të drejtësisë dhe paqes. Sakaq, është e padrejtë që të shihen elementë radikalë vetëm te Islami ndërkohë që shoqëria njerëzore, kudo e në çdo kohë ka radikalët e vet në çdo fushë. Fjala vjen, po radikalët e medias perëndimore kundrejt Islamit a nuk duhen gjykuar?

Sa i përket Islamit shqiptar, po, ndërthuret me traditat më të mira shqiptare pasi vetë Islami e kërkon këtë gjë nga ndjekësit e tij, duke mos i shkëputur nga konteksti etnokulturor ku jetojnë. Dhe ky është aspekti lokal që ndërthuret me atë universal, siç është besimi. Dhe profesori italian ia ka qëlluar këti deri diku. /tesheshi

Related posts

Erdoğan: Turqia e gatshme të presë sërish negociatat e paqes Rusi-Ukrainë

Muhamet Ramadani

Sulm me armë ndaj një lideri musliman në Utah gjatë Ramazanit

RTI

“Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina”- Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

admin