RTV AHIRETI
EkonomiFeaturedKosovëLajmeLajmet

Me tarifat e reja faturat do ju vijnë më shtrenjtë, nga 2.88 deri 13.80 euro

me-tarifat-e-reja-faturat-do-ju-vijne-me-shtrenjte,-nga-288-deri-13.80-euro

Bordi i ZRrE-së ka miratuar sot shtrenjtimin e çmimit të tarifave për energjinë elektrike prej 15 për qind.

Rritja prej 15 përqind është ndarë në disa kategori.

Për ata që harxhojnë 300 kWh, rritja do të jetë 2.88 euro. Për ata që harxhojnë 450 kWh, rritja do të jetë 4.18 euro. Për ata që harxhojnë 600 kWh, rritja do të jetë 5.49 euro. Për ata që harxhojnë 800 kWh, rritja do të jetë 7.23 euro. Për ata që harxhojnë 1000 kWh, rritja do të jetë 10.51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kWh, rritja do të jetë 13.80 euro, raporton teve1.info.

Kryetari i bordit, Ymer Zejnullahu, tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Arsyeja e rritjes është që të kemi furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Konsiderojmë se në rast se nuk kemi furnizim të qëndrueshme me energji do të jetë kosto shumë më rëndë dhe to të ketë rritje më të madhe. Ky është minimumi i rritjes që është propozuar për të pasur 24 orë energji elektrike”, tha ai.

Related posts

Analiza e REL/ Si po hyjnë kompanitë kosovare në tregun e veriut

admin

Policia vazhdon luftën kundër kontrabandës – konfiskon sasi të madhe të duhanit në një fshat të Vitisë

admin

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës doli të jetë i rremë, rinisin fluturimet

Muhamet Ramadani