RTV AHIRETI
Agjërimi

ME TË VËRTETË PAS VËSHTIRËSIVE VJEN LEHTËSIMI

me-te-vertete-pas-veshtiresive-vjen-lehtesimi

Ka mundësi të ndiheni të pikëlluar për një çështje dhe ndoshta të qani, ashtu si qan nevojtari.

Ju flini, po Allahu nuk fle në rregullimin e çështjeve tuaja.

Ndaluni pak…!

Ai në fshehtësi jua rregullon çështjet, dhe ju nëse do t’i dinit ato, do të qanit nga gëzimi.

Mos u brengosni nëse Allahu jua vonon arritjen e asaj që ju e doni dhe mos u ndieni keq nga përcaktimi.

Dhe mos u brengosni, nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi t’ju dhemb.

Po ju, bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (El-Inshirah: 6)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU




Related posts

KURBANI – DISPOZITA DHE RREGULLA

admin

SEXHDJA E HARRESËS (SEVI SEXHDJA) – RREGULLA DHE DISPOZITA

rezart morina

HIPOKRITËT

admin