Mediat në Kosovë raportojnë se dy pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive, të cilët përpos sëmundjeve të rënda kronike, ishin të prekur edhe nga COVID-19. Njëri nga pacientët ka qenë i moshës 80-vjeçare. Të dy kanë patur problem të tjera shëndetësore dhe koronavirusi përkeqësoi gjendjen e tyre. (BalkanWeb)