RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat izraelite: Brigada Golani është tërhequr përkohësisht nga Gaza

mediat-izraelite:-brigada-golani-eshte-terhequr-perkohesisht-nga-gaza

Mediat izraelite njoftuan se Brigada Golani është tërhequr përkohësisht nga Rripi i Gazës pasi pësoi humbje të mëdha, transmeton Anadolu.

Siç raporton televizioni izraelit “Channel 13”, ushtarët e Brigadës Golani, një prej brigadave elitare të këmbësorisë brenda ushtrisë izraelite, u larguan nga Gaza për “te rikuperuar dhe riorganizuar radhët e tyre”.

Ndërsa faqja e internetit “Walla” thekson se “Brigada Golani është larguar nga Gaza për të vizituar familjet e tyre për disa ditë pas në periudhe prej më shumë se 70 ditësh dhe pasi humbi 44 ushtarë të saj”.

Më tej theksohet se ushtarët para se të shkojnë te familjet e tyre, kanë qëndruar diku dhe kanë festuar nën shoqërimin e këngëve.

Në lajmin e televizionit “Channel 12” thuhet se ushtarët e Brigadës Golani u larguan nga Gaza pas një konflikti të vështirë 9 ditor në lagjen Shujaiyya në linde të qytetit të Gazës, në të cilin u vranë komandanti i tyre, nënkoloneli Tomer Greenberg dhe 8 ushtarë.

Po ashtu në lajm shpjegohet se ushtarët presin urdhër për kthim në Gaza. Në mediat izraelite ndër të tjera u raportua se nga Gaza u tërhoqën edhe batalione nga Brigada e Parashutistëve që vepronin në veri dhe jug të Gazës.

Mediat izraelite më 13 dhjetor raportuan se shumë ushtarë u vranë dhe u plagosën në pritën që krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzedin Kassam ngriti në lagjen Shujaiyya.

Ushtria izraelite në një deklaratë tha se në pritën e ngritur janë vrarë 9 ushtarë të Brigadave Golani ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Related posts

Kosova pa Gjykatë Ushtarake, kërkohet themelimi i saj

rezart morina

Kosova i dërgon Serbisë shkresën e parë për arkivat e të zhdukurve me forcë

rezart morina

Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë

rezart morina