RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat lokale: Pesë alpinistë nga Bosnjë e Hercegovina humbin jetën në malin Elbrus të Rusisë

mediat-lokale:-pese-alpiniste-nga-bosnje-e-hercegovina-humbin-jeten-ne-malin-elbrus-te-rusise

Pesë alpinistë nga Bosnjë e Hercegovina kanë humbur jetën në malin Elbrus në Rusi, ndërsa dy persona kanë mbijetuar nga aksidenti, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve në mediat lokale ruse, njëri prej të mbijetuarve arriti të zbriste vetë nga mali dhe të kërkonte ndihmë, ndërsa një tjetër e gjetën ekipet e shpëtimit. Të dy janë shtruar në spital dhe po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Drejtoria Hetimore e Komitetit Hetimor të Federatës Ruse për rajonin Kabardino-Balkaria njoftoi se ka nisur hetim për rrethanat e aksidentit.

Portali Nasa Niva raportoi se grupi prej shtatë alpinistësh kishte nisur ngjitjen në Elbrus më 25 korrik. Njëri prej të mbijetuarve raportoi se dy anëtarë të ekspeditës u ndien keq në një lartësi prej rreth 5.100 metrash mbi nivelin e detit.

Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Mali Elbrus, me një lartësi prej 5.642 metrash, është maja më e lartë e Rusisë dhe Evropës dhe njihet për kushtet jashtëzakonisht të vështira dhe shpesh të paparashikueshme atmosferike.

Related posts

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, qytetarët vrapojnë nën panik! Dëme të shumta materiale, ja sa ishte forca e lëkundjeve

admin

Shtëpia e Bardhë: Biden kundërshton heqjen e mandatit të vaksinës COVID-19 për ushtrinë

admin

Vrasja e rëndë në Runik, Prokuroria: Kemi sekuestruar disa telefona, po punojmë në zbardhjen e rastit

Muhamet Ramadani