RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Megjithatë, Trusti nuk kalon në Komision

megjithate,-trusti-nuk-kalon-ne-komision

Përkundër që në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar miratimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të mjeteve të Trustit, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

Deputeti Muja në mbledhjen e radhës, e cila u mbajt pak orë pas saj për shqyrtimin e buxhetit 2023, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin.

Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër.

Gjatë ditës Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar dhe ka konstatuar miratimin e këtij projektligj me 4 vota pro, tri kundër dhe dy abstenime.

Related posts

Kremlini dënon vrasjet e udhëheqësve iranianë dhe lë frontin e energjisë me Evropën të hapur, Peskov: Ata nuk pranojnë të diskutojnë!

admin

Zbritet edhe për dy centë nafta në Kosovë

admin

Banka Botërore njofton 4.5 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën

admin