Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot Skenderajin, si një nga qytetet më të prekura nga vërshimet pas shiut.
Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Elbert Krasniqi, takuan kryetarin e Skenderajit, Fadil Nurën, i cili u prezantoi nga afër dëmet që kanë shkaktuar reshjet e pandërprera të shiut këto ditët e fundit.
Mehaj tha se FSK është në terren, duke mbështetur të gjithë qytetarët që u preken nga këto vërshime, duke shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike.
“Sot bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin, Elbert Krasniqi vizituam zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt ku u pritëm nga kryetari, Fadil Nura dhe komunën e Mitrovicës kryetari, Bedri Hamza.
Mbështetja nga FSK-ja sot është duke vazhduar me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore dhe higjenike për qytetarët.
Falënderim për ushtarët tanë të tri regjimenteve të udhëhequr nga Toger, Ilirjanë Bunjaku të cilët kanë bërë punë të shkëlqyer dhe të pa lodhur që nga dita e parë e vërshimeve” njoftoi Mehaj.