RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj: Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë

mehaj:-turqia-mbetet-partner-i-yni-ne-zhvillimin-dhe-forcimin-e-ushtrise-tone

Në kuadër të pjesëmarrjes në panairin e teknologjisë ushtarake TKNOFEST në Stamboll në Republikën e Turqisë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé.

Related posts

Zbulohet emri, ja kush mund ta zëvendësojë Joe Biden nëse tërhiqet nga gara presidenciale

admin

Presidenti Erdoğan mund të takohet me Putinin për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

admin

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime tokësore për dërgimin e ndihmave në Gaza

admin