RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj zhvilloi bisedë telefonike me gjeneralin Clark

mehaj-zhvilloi-bisede-telefonike-me-gjeneralin-clark

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me gjeneralin Wesley Clark mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në rrethanat sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen e gjeneralit Clark në kohë të vështira.

“Përgëzimet e gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt synimeve tona”, ka shkruar ai.

Mehaj ka falënderuar gjeneralin Clark dhe shtetin amerikan për ndihmën e pakursyer për Kosovën si vendi më pro-amerikan në botë.

“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj. /teve1

Related posts

Irani: Në bisedimet për marrëveshjen bërthamore presim përgjigje realiste nga SHBA-ja

admin

Zv/presidentja Harris: Vrasja iz’raelite e aktivistes turko-amerikane një “tra’gjedi e tmerrshme”

rezart morina

24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

rezart morina