RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/presidentja Harris: Vrasja iz’raelite e aktivistes turko-amerikane një “tra’gjedi e tmerrshme”

zv/presidentja-harris:-vrasja-iz’raelite-e-aktivistes-turko-amerikane-nje-“tra’gjedi-e-tmerrshme”

Zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, vrasjen e aktivistes turko-amerikane nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar e ka quajtur një “tragjedi të tmerrshme”, transmeton Anadolu.

“Vrasja e Aysenur Eygit është një tragjedi e tmerrshme që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha zv/presidentja Harris në një deklaratë mbi vrasjen që ndodhi të premten e kaluar.

“Aysenur po protestonte në mënyrë paqësore në Bregun Perëndimor, duke u ngritur kundër zgjerimit të vendbanimeve, kur jeta e saj e re u ndërpre në mënyrë të pakuptimtë”, theksoi Harris.

26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi, një shtetase turko-amerikane, u vra nga forcat izraelite gjatë një proteste të premten kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në Beita në periferi të Nablusit.

Ajo mbërriti në Bregun Perëndimor të martën e kaluar për të dalë vullnetare me Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit si pjesë e një përpjekje për të mbështetur dhe mbrojtur fermerët palestinezë.

“Askush nuk duhet të vritet për pjesëmarrje në një protestë paqësore. Të shtënat që çuan në vdekjen e saj janë të papranueshme dhe ngrenë pyetje legjitime në lidhje me sjelljen e personelit të IDF-së (ushtrisë izraelite) në Bregun Perëndimor. Izraeli duhet të bëjë më shumë për të siguruar që incidente si kjo të mos ndodhin më kurrë”, tha Harris.

Ajo shtoi se hetimi paraprak i Izraelit tregoi se ishte “rezultat i një gabimi tragjik për të cilin është përgjegjëse IDF-ja”.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë presion qeverisë së Izraelit për përgjigje dhe për qasje të vazhdueshme në gjetjet e hetimit, në mënyrë që të kemi besim në rezultatet. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë”, shtoi ajo.

Siç tha zv/presidentja amerikane, SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë përgjegjës në Bregun Perëndimor këdo që nxit dhunën dhe minon paqen dhe stabilitetin.

Eygi, e lindur në Antalya të Türkiyes në vitin 1998, u shpërngul në SHBA me familjen e saj kur ishte foshnjë dhe u diplomua në muajin qershor në Universitetin e Ëashingtonit, ku studio psikologji, si dhe gjuhë dhe kulturë të Lindjes së Mesme.

Related posts

Kosova vazhdon të mbetet jashtë sistemit të “Kartonit të Gjelbër”

admin

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi Jinping: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Irfan Jahiu

Sudani rihap hapësirën ajrore për aviacionin civil në lindje të vendit

admin