Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Meksikës ka raportuar një tërmet me magnitudë 7.4 në shtetin jugperëndimor Michoacan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme në infrastrukturë nëpër shtetet e prekura.
Po ashtu edhe në kryeqytetin Mexico City, historikisht një nga qytetet më të cenueshme ndaj tërmeteve, guvernatori Claudia Sheinbaum tha se nuk ka pasur dëme në qytet. Megjithatë, automjetet ajrore ende patrullojnë qytetin në kërkim të ndonjë dëmtimi të madh.
“Ne do të ndalemi dhe do të marrim disa informacione. Ne sinqerisht shpresojmë se asgjë serioze nuk ka ndodhur”, tha presidenti Andres Manuel Lopez Obrador jashtë Pallatit Kombëtar në Mexico City.
Tërmeti është një kujtesë e zymtë për meksikanët që kujtojnë tërmetin shkatërrues që ndodhi 37 vjet më parë më 19 shtator të vitit 1985, respektivisht me magnitudë 8.1 dhe një tjetër në të njëjtën ditë në vitin 2017 me magnitudë 7.1.
Rreth një orë para tërmetit në Michoacan, tetë shtete të Meksikës morën pjesë në një stërvitje që kujtonte të dy tërmetet.
Nga ana tjetër, qendra e cunamit në Paqësor ka lëshuar një paralajmërim për cunami në Meksikë. /aa
People gather on street after quake in Mexico City: People stand in the street in Mexico City after a 6.8-magnitude earthquake struck western Mexico, shaking buildings in the capital on the anniversary of two major tremors in 1985 and 2017. pic.twitter.com/ZoXC6GsofW
— worldnews24u (@worldnews24u) September 19, 2022