RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meloni: Italia do të konfiskojë anijet e shpëtimit të emigrantëve nëse ato shkelin rregullat

meloni:-italia-do-te-konfiskoje-anijet-e-shpetimit-te-emigranteve-nese-ato-shkelin-rregullat

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia do të konfiskojë anijet e shpëtimit të organizatave joqeveritare që nuk kanë leje për të hyrë në ujërat ndërkombëtare ose që shkelin rregullat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video të postuar në twitter, kryeministrja italiane tha se nëse anijet e organizatave joqeveritare shkelin rregullat ose hyjnë pa leje në ujërat ndërkombëtare ato do të kondiskohen.

Qeveria e koalicionit të krahut të djathtë e udhëhequr nga Meloni, që mori detyrën në tetor, muajin e kaluar filloi të zbatojë një politikë të quajtur “porti i mbyllur” për të parandaluar ankorimin e anijeve të organizatave joqeveritare në Itali.

Për shkak të kësaj politike, marrëdhëniet midis Italisë dhe Francës janë tensionuar. Franca kritikoi refuzimin e Italisë për të hapur portet e saj për anijet e organizatave joqeveritare.

Duke i akuzuar anijet e organizatave joqeveritare se shërbejnë si anije për kontrabandistët e qenieve njerëzore, Meloni tha se Italia nuk do të injorojë më ata që shkelin sistematikisht rregullat.

Duke përmendur rregullat ndërkombëtare për shpëtimin e emigrantëve në det, Meloni kritikoi anijet e organizatave joqeveritare për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në det derisa anija të mbushet.

“Ka nevojë për rregulla strikte që mundësojnë që të gjithë të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, theksoi ajo.

Meloni gjithashtu mbrojti vendimin e Italisë për të gjobitur deri në 50 mijë euro kapitenët e anijeve të organizatave joqeveritare që shkelin rregullat.

Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar në Itali mbërritën mbi 100 mijë emigrantë.

Related posts

Vjosa Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve

admin

35 për qind e premtimeve të kryetarëve të komunave as nuk kanë filluar të përmbushen

admin

A është Asociacioni kusht për KiE dhe çfarë mund të kërkohet tjetër deri në maj? Çfarë thotë Gerald Knaus

admin