RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mënyra e jetesës parandalon gjysmën e fataliteteve nga kanceri

menyra-e-jeteses-parandalon-gjysmen-e-fataliteteve-nga-kanceri

Pothuajse gjysma e të gjitha vdekjeve për shkak të kancerit në nivel global mund të mënjanohet me faktorë të shmangshëm, siç është një mënyrë jetese jo e shëndetshme, kanë zbuluar studiuesit.

”Pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe obeziteti kryesuan listën e 34 faktorëve të rrezikut”, shkruan një ekip ndërkombëtar hulumtues në ”The Lancet”, revista e njohur mjekësore britanike.

Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 10 milionë njerëzve që vdiqën nga 23 lloje të ndryshme kanceri në vitin 2019.

Faktorët e jashtëm të rrezikut u përfshinë në 4,45 milionë vdekje, thënë ndryshe 44,4%.

“Ky studim ilustron se barra e kancerit mbetet një sfidë e rëndësishme e shëndetit publik që po rritet në përmasa në mbarë botën”, thotë Christopher Murray, drejtor i Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, si edhe bashkautor i studimit.

”Pirja e duhanit vazhdon të jetë faktori kryesor i rrezikut për kancerin në nivel global, me kontribues të tjerë të rëndësishëm në barrën e kancerit që ndryshojnë”, shtoi Murray.

“Gjetjet tona mund t’i ndihmojnë politikëbërësit dhe studiuesit të identifikojnë faktorët kryesorë të rrezikut që mund të synohen në përpjekjet për të reduktuar vdekjet dhe shëndetin e sëmurë nga kanceri në nivel rajonal, kombëtar dhe global”, theksoi ai.

Studimi zbuloi gjithashtu se meshkujt janë dukshëm më të rrezikuar të vdesin nga kanceri për shkak të faktorëve të jashtëm të rrezikut.

Këta përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha vdekjeve të lidhura me kancerin mes tyre (50,6%).

Te gratë, nga ana tjetër, pak më shumë se një e treta e këtyre vdekjeve ishin për shkak të shkaqeve të tilla (36,3%).

Ekipi bëri dallimin midis dy kategorive kryesore të faktorëve të rrezikut, rreziqet e sjelljes nga njëra anë dhe rreziqet mjedisore dhe profesionale nga ana tjetër.

Përveç alkoolit, pirjes së duhanit dhe një diete jo të shëndetshme, rreziqet e sjelljes përfshijnë edhe marrëdhëniet e pambrojtura seksuale.

Rreziqet mjedisore dhe profesionale përfshijnë, për shembull, ekspozimin ndaj substancave kancerogjene në profesione të caktuara. /atsh

Related posts

Francë, policia identifikon shoferin që shtypi 14-vjeçarin me origjinë marokene

admin

Përmbytet varka e emigrantëve në Tunizi, një i vdekur

admin

Nis zbatimi i vendimit: Rritet numri i policëve në veri

admin