RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Merkel pritet të marrë çmimin më të lartë të mirënjohjes

merkel-pritet-te-marre-cmimin-me-te-larte-te-mirenjohjes

Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet me çmimin më të lartë të mundshëm të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, konfirmoi zyra e presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Deri më tani këtë nder e kanë marrë vetëm ish-kancelarët Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Të tre politikanët i përkasin partisë konservatore të Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Çmimi, i cili do të ketë një dizajn të veçantë, do i jepet Merkelit në muajin prill.

Mbi këtë nivel njohjeje është vetëm niveli i veçantë i ”Kryqit të Madh”, i cili i jepet çdo presidenti gjerman me marrjen e detyrës dhe gjithashtu krerëve të huaj të shteteve.

Merkel ishte kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021. Sipas presidencës, familja e saj dhe shumë miq politikë do të marrin pjesë në ceremoni./atsh

Related posts

Lufta 6 mujore e Gazës në numra

admin

“U kemi dërguar armë protestuesve në Iran”- Trump për “Fox News”: Marrëveshja e mundur, i pres deri të hënën, përndryshe po mendoj ta hedh në erë të gjithën!

admin

Luftimet izraelito-palestineze vazhdojnë ndërsa armëpushimi i Egjiptit ngec

Muhamet Ramadani