Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Mirlinda Gashi – zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Po Gjykata ia ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, tha Gashi për lajmi.net.
Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.